Disa ditë pasi u ngjit në fron, perandori i ri japonez, ka veshur rrobat tradicionale për të kryer ritualin e lashtë të lutjeve.
Pas abdikimit të babait të tij Akihito, pozita më e lartë në familjen mbertërore në Japoni, i përket Naruhito, që u kurorëzua perandor dhe u ngrit në fronin e njohur si Chrysanthemum, transmeton Telegrafi.
Me një pjesë të gjatë mbi kokë dhe veshjen tradicionale me ngjyrë portokalli të mbyllët, Naruhito iu fal perëndive që e mbrojnë familjen e tij dhe i njoftoi për planet që ka për këtë vit.
Në të njëjtën kohë, mbante në dorë shpatën e shenjtë, si dhe stolitë e çmueshme, që i kishte trashëguar nga babai.
Gjatë të njëjtës ditë, perandori i ri ka kryer edhe dy ceremoni të tjera nëpër faltore të pallatit, me të njëjtat veshje të dizajnuara në shekullin e IX-të.
Të njëjta veshje, perandori Akihito iveshi një ditë pasi abdikoi nga froni, që ta zmbrapse perëndinë e diellit Amaterasu. /Telegrafi/