Site icon Telegrafi

Ritmi i reformave përcakton kohën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Pranimi i propozimit francez, që Maqedonia e Veriut të ndryshonte Kushtetutën e vendit për të njohur pakicën bullgare, për të ndryshuar tekstet shkollore me referenca negative për Bullgarinë, zhbllokoi njëherë e përgjithmonë veton e vendosur nga Sofja për Shkupin në rrugën drejt integrimit.

Automatikisht, ky vendim i hapi negociatat edhe Shqipërisë, bashkudhëtarë e e Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Më 19 korrik, kryeministrat Rama e Kovaçevski morën në Bruksel dritën jeshile për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Por cilat janë hapat e ardhshme që të dyja vendet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Pas Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria pritet të nisë menjëherë negociatat e anëtarësimit, ndërsa Maqedonia e Veriut do të duhet së pari të ndryshojë kushtetutën duke përfshirë bullgarët në mesin e kombeve të tjera shtetformuese të listuara në të.

Si bëhen anëtarë kandidatët?

Faza e parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të Kushtetutës, legjislacionit të vendit kandidat për të parë se sa përputhet me ligjet BE-së ose me acquis communautaire (Akui Komunoter).

I gjithë procesi i bisedimeve është i ndarë në 35 kapituj negociues, i prbërë nga 6 grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me miratimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Negociatat fillojnë dhe mbyllen me hapjen e kapitullit të ashtuquajtur shteti i së drejtës themelore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht.

Por çfarë ndodh pasi janë mbyllur të gjithë kapitujt?

Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe secili shtet nënshkruan Traktatin e Aderimit, që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”, traktat që duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare.

Kohëzgjatja e anëtarësimit?

Ritmi dhe shpejtësia e reformave, përafrimi me ligjet e BE-së përcakton kohën me të cilën një vendi i kushton për t’u anëtarësuar. Progresi i vendeve kandidate, përshkruhet në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Çfarë pengesash të tjera mund të ngadalësojnë ritmin në progresin e procesit të anëtarësimit?

Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve. Çekia, e cila tani mban Presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, do të duhet të balancojë midis vendeve që janë pro pranimit të shpejtë të Ukrainës dhe nga ana tjetër të vendeve q kanë pritur gjatë për t’iu hapur negociatat.

Në tetor 2022, Presidenca Çeke do të organizojë një samit jozyrtar në Pragë. Në aktivitet do të marrin pjesë shtetet anëtare dhe vende të tjera evropiane, nga Islanda në Ukrainë.

Exit mobile version