Telegrafi

Ritenderohet mbikëqyrja e autostradës

Për me tepër, pas dështimit të tenderit të parë, kjo ministri tashme e ka quar këtë proces në ritenderim. Saktësisht me 18 maj është mbyllur afati i ritenderimit, shkruan Express.

Zyrtarë të Ministrisë se Transportit thonë se çdo gjë është duke shkuar edhe më mirë se parashikimet dhe dinamika e planifikuar. Nga ana tjetër, për njohësit e kësaj fushe, është jashtë çdo perceptimi profesional, që autostrada të ndërtohet pa mbikëqyrje.
Sipas këshilltari Lah Nitaj, afati i ritenderimit tashmë është mbyllur për kompaninë që do të mbikëqyrë cilësinë e punimeve.

“Ka përfunduar afati i ritenderimit më 18 maj dhe tash fillon faza e vlerësimit të operatorit ekonomik të përgjegjshëm”, tha ai.

Ndërkohë, për tenderin e parë ku u zgjedh një kompani italiane për t’i mbikëqyr punimet, Autoriteti Kontraktues, MTPT, e pati anuluar, me arsyetimin se kompania në fjalë nuk i kishte kryer disa obligime. E, organi shqyrtues i prokurimit ketë vendim të MTPT-së e kishte vlerësuar si të paligjshëm, duke i rekomanduar Ministrisë që të nënshkruajë kontratën me kompaninë “Merlino Progretti & Politecnica”, e cila kishte fituar tenderin “Mbikëqyrja e ndërtimeve dhe shërbimet e menaxhimit, Rruga 7: Autostrada Morin-Merdar”. Ky ofertues është vlerësuar të jetë i përgjegjshëm nga organi shqyrtues i prokurimit. /Telegrafi/