Telegrafi

Ritchie nënës Madonna: Jam i lumtur që nuk po luajë me ty

Djali i këngëtares Madonna, Rocco Ritchie ka bërë së fundmi një postim në Instagram që me shumë mundësi i ka thyer zëmrën nënës së tij.

Rocco ka pohuar se është shumë i lumtur që nuk jeton më me Madonnën.

Lexo po ashtu Madonna reagon pas arrestimit të djalit për drogë

Në videon e postuar prej tij në Instagram shfaqej Madonna me motrat dhe vëllezërit e Roccos-s duke bërë sfidën ‘Mannequin Challenge’.

Sipas “The Sun”, Rocco ka shkruar bashkangjitur kësaj videoje “Jam kaq i lumtur që nuk jetoj më aty!”

Kohët e fundit, Rocco është arrestuar nga policia për posedim të kanabisit dhe nëna e tij ka qenë ajo që e ka mbështetur më së shumti. /Telegrafi/