Telegrafi

Rita Zeqiri e përgatitur maksimalisht për ‘Rio 2016’ (Video)

Në lojërat Olimpike të Rios, Kosovën do ta përfaqësojë edhe anëtarja e shkollës së notit “Step”, Rita Zeqiri.

Kampionia e padiskutueshme, po i zhvillon përgatitjet në shtëpinë e saj dhe thotë se është e përgatitur maksimalisht për ta përfaqësuar Kosovën sa më denjësisht.

20-vjeçarja do të konkurrojë në disiplinën 100 metra shpinë, disiplinë kjo në të cilën ka dominuar në tetë vjetët e fundit në kampionatin e notit kosovar.

Lexo po ashtu Kush janë shtatë sportistët e Kosovës për Olimpiadën “Rio 2016”?

Sa u përket konkurrentëve të tjerë, Rita nënvizon se ka dijeni për ta pasi paraqitja në Kampionatin Botëror në Kazan të Rusisë vitin e shkuar, ia ka mundësuar asaj një gjë të tillë.

Ndërkohë, selektori i Kosovës. Enver Hajredini, deklaroi se notarët, njëherësh përfaqësues të Kosovës në Rio, nuk do të përfundojnë në vendin e fundit dhe shpreson në paraqitje të mirë të tyre.

Kujtojmë se për Zeqirin, Kampionati Botëror në Kazan ishte debutimi i saj i parë në një garë të rëndësishme ndërkombëtare, teksa Rio do të jetë një tjetër aventurë e madhe për karrierën e saj. (Shikojeni videon nga minuta e 12-të).