Rita Wilson dhe Tom Hanks shënuan një moment historik në marrëdhëniet e tyre.
Çifti i lumtur festoi 33 vjetorin e martesës dhe Wilson e shënoi rastin me një mesazh të ëmbël të shpërndarë në mediat sociale, shkruan Daily Mail.
Ajo e ka shoqëruar mesazhin me një fotografi nga pushimet që dyshja kishin kaluar.
“33 vite martesë me shokun e ngushtë, të dashurin dhe burrin tim”, ka shkruar ajo.
Në imazh, aktorja u pa të veshur me një fustan të bukur e të bardhë, kurse aktori ishte me një veshje të veçantë.
Wilson dhe Hanks u takuan për herë të parë në 1981 në setin e “Bosom Buddies”, në të cilin luajti Hanks. /Telegrafi/