Telegrafi

Rita Vehapit dhe Fitore Govorit i besohet gjykimi i ndeshjes në Ligën e Kampionëve për femra

Gjyqtaret nga Kosova, Rita Vehapi dhe Fitore Govori do të ndajnë drejtësinë në një ndeshje të rëndësishme në UEFA Women’s Champions League 2024/25.

Rita Vehapi si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govorit si asistente u besohet nga UEFA gjykimi i një ndeshjeve në UEFA Women’s Champions League 2024/25, në raundin e parë Grupi 10.

Ndeshja që do të gjykohet nga gjyqtaret e Kosovës është ajo në mes të Ferencvarosi FC dhe Tallinna FC.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet sot (e mërkurë), më 4 shtator, me fillim nga ora 16:30.

Ndeshja e radhës ku Vehapi do të jetë gjyqtare e katërt dhe Govori asistente, do të zhvillohet ditën e shtunë, më 7 shtator.

Të gjitha ndeshjet e kësaj faze zhvillohen në Budapest të Hungarisë. /Telegrafi/