Telegrafi

Rita tregon arsyet e ndarjes nga Rob

“Unë isha si fantazmë. Në një kohë frustrohesha me veten dhe pastaj pyesja veten se për çfarë jam nervoze, kështu që vendosa ta mbajmë lidhjen vetëm si shoqëri, sidomos në këtë moment sepse kam shumë gjëra që janë duke më ndodhur”, ka thënë Rita për ‘Glamour’.

Këngëtarja e hitit “Shine ya light” ka pranuar se ajo ende nuk e ka përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë.

“Deri në moshën 22 vjeçare, s’ka pasur asgjë. Kam qenë e fascionuar, por kurrë e dashuruar. Mendoj që kjo është dobësia ime e vetme. Kam frikë t’i ul poshtë mburojat dhe të dashurohem” ka shtuar kosovarja.

Rita ka folur edhe për tipin e mashkullit që pëlqen, duke thënë se ai duhet të jetë shumë i thjeshtë, ta bëjë të qeshë, kohë pas kohe t’i thotë që është e bukur dhe të jetë afër saj gjithmonë. /Telegrafi/