Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.
Kjo për faktin se Kosova bëri historinë duke u futur për herë të parë në Akademinë e Filmit për kategorinë e filmave të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk arritën të rrëmbejnë trofeun, pjesëmarrja e tyre në “Oscar” dhe fjalët shqip në tepihun e kuq emocionuan të gjithë.
Ishin shumë të famshëm shqiptarë që para dhe pas ceremonisë i dhanë mbështetjen e tyre filmit shqiptar.
Por, Rita harroi sërish. Këngëtarja me famë botërore, e cila njihet edhe si ambasadore e Kosovës nuk u kujtua për një gjë të tillë.
25-vjeçarja postoi në Instagramin e saj një foto të performancës së saj para një viti në çmimet Oscar, duke falenderuar edhe tekstshkruesen e këngës dhe duke harruar që vendlindja e saj për herë të parë shkeli në atë tepih dhe skenë të madhe./Telegrafi/