Telegrafi

Rita Saraqi flet për raportet e saj me reperin Buta

Blogerja e njohur Rita Saraqi është e ftuara e radhës në emisionin “Leskikoni” me Drilona Shala në Radio Dukagjini.

Shoqëria e saj me reperin Buta është vënë në pikëpyetje disa herë në dyshimet se mes dyshes ka më shumë se miqësi.

Këto zëra Rita Saraqi i ka mohuar në emisionin Leksikoni.

“Jo, Butën e kom veç shok! Ne vetëm punojmë bashkë. Stili i tij i përshtatet dyqanit edhe produkteve që na i sjellim. Kjo edhe është arsyeja pse njerëzit kanë mundur me na pa bashkë në disa postime”, ka thënë Saraqi.

Blogerja ka folur në Leksikoni edhe për punën e saj, blogun dhe shumëçka tjetër. Ndërkaq ka treguar se dyqani i saj i cili ka më shumë se një vit që është hapur në Prishtinë do të hapet edhe në një lokacion tjetër në kryeqytet.

“Kemi plane për hapjen edhe të një dyqani FAR në Prishtinë vetëm se nuk e dimë ende saktë kur, por mendoj se do të jemi në një nga qendrat tregtare” ka thënë ajo.

Në Leksikoni Rita ka ndarë edhe këshillat e saj si blogere për tu dukur sa më bukur dhe trendi këtë vjeshtë. Emisionin Leksikoni mund ta ndiqni çdo të martë nga ora 22:00 në Radio Dukagjini ose Dukagjini.com. /Telegrafi/