Telegrafi

Rita Saraçit po i mungon vera: Nuk po mund ta ekspozoj edhe njëherë trupin tim

Muaj më parë ajo është renditur si e para në mesin e blogereve botërore.

Bëhet fjala për Rita Saraçin, e cila u pozicionua e para nga prestigjiozja që merret me modë, InStyle.

Tashmë bukuroshja jonë po bën karrierë në rrafshin ndërkombëtar dhe së fundi është duke qëndruar në shtetin turk.

Zeshkania është mjaft aktive në rrjetet sociale ku po sjell imazhe dhe video të ndryshme që kanë të bëjnë me veshjet.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa realizon fotografi para pasqyrës.

Lexo po ashtu Blogerja Rita Saraçi ju rekomandon të vishni kominoshe bardhezi për sezonën e verës

“Më mungon vera që të shfaq edhe njëherë trupin tim”, ka shkruar ndër të tjerash Saraçi teksa shihet në poza seksi.

Ndryshe, theksojmëp se 26-vjeçarja ka hapur edhe ueb-faqen e saj si blogere vite më parë. /Telegrafi/