Site icon Telegrafi

Rita Saraçi flet për herë të parë rreth jetës private, thotë se ka një mashkull tashmë në jetën e saj

Foto: Rita Saraçi/Instagram

Blogerja e njohur nga Kosova, Rita Saraçi, ka tash e sa kohë që është radhitur në mesin e pesë blogereve më të mira që duhet ndjekur sipas gazetës prestigjioze në Spanjë – El Pais.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa komentohet shumë për stilin e saj.

Së fundmi, Rita ka qenë e ftuar në një intervistë ‘online’ për emisionin “Ftesë në Pesë” me gazetaren Bieta Sulo, ku ka folur rreth përditshmërisë së saj në këtë kohë karantine.

Në mesin e shumë pyetjeve që moderatorja i drejtoi, njëra ndër to ishte ehe për “mesazhin më romantike që ka marrë”.

Ndërkohë, blogerja u përgjigj duke thënë se mesazhi më romantik që kishte marrë gjatë këtyre ditëve ishte “Më mungon”.

E ngacmuar nga moderatorja që ta tregojë se nga kush e mori këtë mesazh, Rita vetëm buzëqeshi duke thënë: “Le të mbetet sekret”.

Mirëpo në këtë formë, ajo sikur konfirmoi se ka një person në jetën e saj private, të cilët ajo mesa duket parapëlqen ta mbajë larg syrit të kamerës. /Telegrafi/

Exit mobile version