Sukseset ndërkombëtare nuk po i ndahen këngëtares sonë shqiptare.
Gjatë mbrëmjes së kaluar ka kënduar disa hite në ngjarjen kryesore të modës për këtë vit në “Victoria’s Secret”.
Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila ka mahnitur të gjithë të pranishmit në gala mbrëmjen me veshjen dhe performancën.
https://youtu.be/EGr3Q3BioPQ
Muajin e kaluar biondina kishte publikuar këngën më të re të titulluar “Let Me Love You”, i cili rezultoi me një sukses të madh dhe për këtë kohë të shkurtër u shikua mbi 78 milionë herë në YouTube.
Duke e parë këtë, 27-vjeçarja sot e publikoi në kanalin e vetë zyrtar edhe një herë këtë hit, por në versionin akustik.
Përveç zërit të saj të bukur, vihet re edhe pamja e saj natyrale pa grim dhe veshja e saj plot stil.
Ndryshe, Rita nuk do të ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar se së shpejti do të nxjerr në shitje albumi i dytë të titulluar “Phoenix”. /Telegrafi/