Site icon Telegrafi

Rita Ora shton shitjen e parfumit “MYNY” të “Donna Karan”

Që prej kohës që Rita bërë fytyra e parfumit të fundit në verën e kaluar, shtëpia amerikane e modës ka rritje të shitjes, madje duke shitur tre herë e gjysmë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Këngëtarja 23 vjeçe, e cila jeton në Londrën perëndimore, ka lansuar fushatën në “Times Square” gjatë kësaj vere dhe pas vetëm një muaji shitje, pritet që të shiten më shumë se 250.000 njësi deri në Kërshëndella.

Rita ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me parfumet, por edhe me dukjen dhe stilin e saj unik me shumë adhurues e fansa kudo në botë. /Telegrafi/ 
 

Exit mobile version