Telegrafi

Rita Ora shpërblen fansat e saj

Kosovarja është bashkuar me kompaninë “MasterCard” në realizimin e këtij projekti. Fansat e këngëtares shqiptare do të mund ta xhirojnë veten duke kënduar njërën prej këngëve të Ritës, dhe ta dërgojnë atë në sajtin “somethingforthefans.co.uk”. Pasi të kryhen audicionet, Rita do të përzgjedhë disa prej tyre dhe do të takohet me ta.

Përveç takimit me yllin kosovar, ata do të kenë mundësi të xhirojnë një miniklip me ekipin e Ritës, duke përfshirë këtu regjisorin, stilistin dhe valltarët e saj.

Rita pas disa ditëve do të fillojë turneun e saj të parë në Angli të titulluar “Radioactive”, i cili pritet të jetë hapi i ardhshëm më i rëndësishmi për të. /Telegrafi/