Telegrafi

Rita Ora shkëlqen në hapje të turneut (Foto)

 Rita Ora performoi në Manchester Academy para mijëra të pranishmëve dhe që në fillim vuri në pah guston e saj duke ndërruar në stil.

Se ajo është unike e tregoi paraqitja e saj para publikut. Ajo u shfaq me veshje të lehtë metalike, që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Pas koncertit ajo ndryshoi në pamje, pasi zgjodhi ngjyrat e kuqe dhe një xhup të zi. /Telegrafi/