Telegrafi

Rita Ora, në dietë ekstreme

Këngëtarja kosovare ka pasur një periudhë të vështirë gjatë qëndrimit në një kamp për luftimin e peshës së tepërt në Austri. Ylli i hitit ‘RIP’ i është nënshtruar një programi ekstrem për humbje të peshës në klinikën ‘Viva Mayr’ ku një natë kushton 1500 funte.

Regjimi i dietës përfshinë marrjen e sasive të rregullta të kripërave diuretike Epsom, pirja e pluhurit të magnezit në ujë të nxehtë katër herë në ditë, ushtrime të shumta fizike dhe ngrënia e një sasie të vogël të ushqimit organik.

Po ashtu, Rita është mësuar që të përtyp ushqimin e saj deri në 40 herë para se ta gëlltis.

“Është klinika më opulente për humbje peshe dhe detoksim në botë dhe shumë e vështirë. Rita dëshiron të ketë formë perfekte të trupit për stinën e verës dhe për paraqitjet e saj promovuese. Kjo ishte masa e fundit ekstreme për t’ia arritur qëllimit”, ka thënë një mik i saj. /Zëri/Telegrafi/