Telegrafi

Rita Ora lart mbi NewBorn (Video)

Rita arriti me eufori të madhe në aeroportin e Prishtinës, ku tha disa fjalë për televizionet shqiptare, ndërsa më pas u zhvendos në Hotel Emerald, ku do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve nën masa të larta të sigurisë.

Ajo gjatë mbrëmjes zhvendosi vëmendjen te Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, duke u ngjitur mbi monumentin që simbol të pavarësisë së Kosovës, ku përshëndeti të pranishmit.

Rita Ora duke përshëndetur të pranishmit në Zone Club…

“Si po kaloni? Kosova është vendi i vetëm ku kam dashur ta xhiroj këtë videoklip”, tha Rita teksa e shoqëronin duartrokitjet dhe thirrjet ‘Rita-Rita’ nga fansat e saj.

Rita Ora në ora 1:30 u ngjit në skenë në Zone Club ku përshëndeti të pranishmit, duke i premtuar së shpejti një koncert të madh në Kosovë.

Rita Ora së fundmi lansoi albumin e ri “ORA”, ku bën pjesë edhe kënga "Shine Ya Light", të cilës klipi po i xhirohet në Kosovë. /Telegrafi/