Rita përkundër se ka fituar dy medalje tha se kjo nuk është e mjaftueshme. “Unë e di që kjo nuk është e mjaftueshme dhe nuk e kam treguar potencialin tim maksimal. Megjithatë, duke marrë parasysh gjendjen psikike dhe fizike që kam kaluar në ditët para garës jam shumë e lumtur për rezultatet e arritura që njëherësh janë edhe rezultatet e mia personale më të mira”, deklaroi Zeqiri.
“Jam përgatitur maksimalisht për këtë garë pasi e kam ditur se nuk do të jetë aspak e lehtë pasi që ka shumë garues të mirë, por në fund arrita që të kthehem me dy medalje”, shtoi ajo. /Tribuna/Telegrafi/