Telegrafi

Rita e ka refuzuar këngëtaren Mel B për treshe, por ajo ia ka dalë ta mashtrojë dadon e re (Foto)

Mel B e kishte mësuar dadon e fëmijëve të saj rreth seksit dhe e kishte bërë të dashur për shtatë vite gjatë kohës sa ishte e martuar me Stephen Belafonte.

Ish-anëtarja e “Spice Girl” kishte kryer marrëdhënie lesbike me studenten Lorraine Gilles (asokohe 18 vjeçare) disa herë në javë dhe pastaj lidhja e tyre, pos seksit ishte shndërruar në romance dhe ka zgajtur me vite.

Mel B ka qenë në lidhje lesbike me ish-dadon dhe ka kryer marrëdhënie treshe me të

Çifti Mel B dhe Stephen Belafonte janë duke u shkurorëzuar, ndërsa në media janë publikuar skandale të shumta seksuale treshe, si edhe ushtrim dhunë mes tyre.

Lexo po ashtu Rita ishte një prej 'shënjestrave' të çiftit të çuditshëm Mel B dhe Belafonte, por kishte refuzuar të bëjë treshe me ta

Tashmë ish-dadoja ka treguar në rrëfimin e saj për gjykatën, se në raste të rralla, këngëtarja e kishte ftuar edhe burrin e saj për marrëdhënie treshe.

Ajo ka thënë se Mel B e kishte dehur dhe se ajo asokohe ka qenë naive dhe kureshtare, ndërsa më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale treshe.

Lidhja e Mel B me Lorraine Gilles ka zgjatur shtatë vite

Lorraine, e cila tash është 26 vjeçare, ka rrëfyer se Mel B e kishte inkurajuar edhe që të xhironte video erotike, edhe pse ajo ishte kundër.

Nga ana tjetër, në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, këngëtarja e ka akuzuar ish-dadon për marrëdhënie me burrin e saj. Madje ka thënë se ajo kishte ngelur shtatzënë dhe se e ka abortuar fëmijën.

Marrëdhënie shumë e komplikuar

Sidoqoftë, Lorraine i ka përgënjeshtruar këto pohime, ndërsa ka shtuar se Mel B dhe Belafonte në vitin 2009 e kishin dehur dhe e kishin marrë në shtëpi duke e përfshirë në marrëdhënie treshe, ndërsa më pas e kishin angazhuar si dado. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Vazhdon skandali i tresheve seksuale të Mel B, dalin në skenë 20 partnerë të tjerë! (Foto)
Biondja atraktive ka qenë një prej ‘viktimave’ të çiftit