Rita Ora po vazhdon me turin amerikan të koncerteve të titulluar “Body on me Tour”.
Artistja në koncertin e saj në Washington kishte edhe një fanse të veçantë, transmeton Telegrafi.
Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, që ishin mbledhur për të parë Ritën, ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.
Madje dy shqiptaret edhe kanë shkrepur foto së bashku dhe kjo e ka bërë mjaft të lumtur politikanen kosovare, e cila në postimet e fotografive ka falenderuar Ritën që asnjëherë nuk harron prejardhjen e saj. /Telegrafin/