Në ketë Universiadë, në sportin e Futsalit, ku edhe garoi ekipi i RIT Kosovo, ishin pjesëmarrëse 32 Universitete nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe të Azisë dhe Afrikës.
Është ngjarje historike që një Universitet nga Kosova ta fitojë trofeun e vendit të pare në një garë të tillë.
“Nuk ishte e lehtë të shpallemi kampionë, por kualiteti i lartë i ekipit tonë e bëri diferencën. Shpresojmë të vazhdojmë me projekte të reja në vitin 2016 dhe i falënderojmë të gjithë për përkrahjen e madhe. Ky triumf iu dedikohet të gjithë atyre që na përkrahën dhe besuan te ne”, ka deklaruar kapiteni i ekipit, Shend Mulliqi.
Rezultatet deri në ngritjen e trofeut (32 Universitete pjesëmarrëse):
Gruphi H
RIT Kosovo – RGGU Moscow (2 : 1)
RIT Kosovo – Universita Roma Tre (8 : 1)
RIT Kosovo – ESCP Paris (5 : 1)
1/8 e finales:
RIT Kosovo – American University of Paris (3 : 2)
Çerekfinalja:
RIT Kosovo – Universitet Teknologie Troyes (5 : 1)
Gjysmëfinalja:
RIT Kosovo – RGGU Moscow (5 : 2)
Finalja
RIT Kosovo – CTU Prague (3 : 1)
Ekipi nga vendi ynë, RIT Kosovo, është shpallur kampion i Evropës për Universitete. Ekipi luftoi deri në fund për të sjelle në Kosovë trofeun e vendit të parë. Konkurrenca ishte e fortë, ku mes tjerash ishin pjesëmarrës edhe kampioni i vitit të kaluar, Universiteti i Zlinit nga Republika Çeke.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 November 2015