Site icon Telegrafi

RIT Kosova në Universiadën e Romës (Foto)

Në këtë turne të madh sportiv do të marrin pjesë me shumë se 2.000 studentë dhe personel universitar nga e gjithë bota duke garuar kështu drejt triumfit në Romë.

Duke qenë se kjo garë është më e rëndësishmja e këtij lloji, ekipet fituese të këtij edicioni në sporte të ndryshme do të mbesin kampion universitar ndërkombëtar deri në vitin tjetër, titull që çdo institucion arsimor do ta kishte lakmi.

Gara në fjalë ka karakter olimpik për faktin se është nën patronazhin e Komitetit Olimpik të Romës. Sidoqoftë, ky përfaqësim nuk do të mund të realizohej pa përkrahjen e madhe të z. Richard Lukaj (Kryetar i Bordit te Drejtorëve në AUK), Presidentit të AUK-ut, Dr. Winfred Thompson dhe zyrën e Presidentit të RIT-së në SHBA, Dr. William Destler.

Për të garantuar pjesëmarrjen e ekipit në këtë garë ndihmuan edhe kompanitë sponsoruese, të cilat me përkrahjen e tyre konfirmuan se ka ende vullnet të mirë për promovimin e sportit të Kosovës dhe rinisë kosovare ndërkombëtarisht.

Ekipi do të paraqitet me emër “RIT Kosovo”, pasi që do ta përfaqësojë si Kosovën, ashtu edhe SHBA-të në mënyre indirekte.

Lojtarët pjesëmarrës:

* Shend Mulliqi (AUK Alumni, kapiten)
* Art Jashari (AUK Student)
* Agon Ramadani (Futsal Club Prishtina)
* Arbnor Krasniqi (Futsal Club Prishtina)
* Ramadan Alaj (Futsal Club Liburn)
* Halim Selmanaj (Futsal Club Liburn)
* Habib Dernjani (KF Paldenica)

Ndeshjet e para në grupe do të jenë këto:
– RIT Kosovo vs. RGGU Moscow / Rusi (12 nëntor, ora 20:30)
– RIT Kosovo vs. Universita Roma Tre / Itali (13 nëntor, ora 13:30)
– RIT Kosovo vs. ESCP Europe Paris / Francë (13 nëntor, ora 16:00) 

Exit mobile version