Telegrafi

Ristrukturohen bankat britanike

Dy banka, Royal Bank of Scotland dhe Grupi Lloyds do të deklarojnë asetet që do të nxjerrin në shitje për të përmbushur rregullat e konkurrencës së Komisionit Evropian.

Shteti ka mbi 70 përqind të aksioneve në bankën Royal Bank of Scotland, dhe mbi 40 përqind të aksioneve të bankës Lloyds.

Për shkak se kanë marrë ndihmë nga shteti, këto banka janë të detyruara nga Komisioni Evropian që të shesin disa nga degët e tyre për të forcuar konkurrencën.

Royal Bank of Scotland pritet të shesë disa nga degët e saj në fushën e sigurimeve. Me këto masa të dyja këto banka pritet të sigurojnë kapital shtesë.

Royal Bank of Scotland pritet të shtojë përqindjen e aksioneve shtetërore, ndërsa Lloyds do t’iu drejtohet aksionerëve ekzistues për afro 20 miliardë dollarë dhe do të kërkojë kapital shtesë nga institucionet financiare.

Për shkak të sigurimit të këtyre fondeve shtesë, banka Lloyds nuk është e marrë skemën e detyrueshme qeveritare të sigurimit kundrejt humbjeve të rënda që mund të pësojnë bankat.

Ndërsa Royal Bank of Scotland do të vazhdojë ta përdorë këtë skemë. Kjo bankë njoftoi planet për shkurtimin e mbi 3500 vendeve shtesë në degët e saj në Britani gjatë dy vjetëve të ardhshëm, krahas shkurtimeve të shpallura më parë. Drejtues të saj thanë se kjo masë duhet për të ulur koston. /bbc/