Telegrafi

Ristovski: Zaevi bën antireforma në arsim

Spiro Ristovski nga OBRM-PDUKM-ja i ka konsideruar si joreformatore dhe populizëm të pastër hapat e ndërmarrë nga Qeveria e re me rastin e shfuqizimit të testimit ekstern dhe atë të sistemit të Cambridge, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, hapat e parë në arsim nuk paraqesin atë çfarë Zoran Zaevi u premtoi qytetarëve dhe atë çfarë qytetarët presin nga ai. Ristovski kërkon rishikimin e vendimit për shfuqizimin e sistemit të Cambridge pasi që, sipas tij, e përmirësoi cilësinë e sistemit arsimor në Maqedoni./Telegrafi/