Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski ka njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 15 milion denarë apo 245.000 euro për ndërrimin e ashensorëve të konvikteve të studentëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Ky hap do të jetë i madh për studentët që kanë hasur në probleme gjatë qëndrimit në konviktet e tyre gjatë studimeve. Do të ndërrohen ashensorët në të gjithë konviktet e Maqedonisë.” tha Ristovski./Telegrafi/