Ministri i Sportit Borko Ristovski një një intervistë për REL duke komentuar ndodhitë e fundit në FFM, dhe sulmin fizik ndaj kreut të FFM-së.
Ristovski hedh poshtë të gjitha pretendimet për ndërhyre të politikës në këtë institucion, sepse siç thotë ai qeveria nuk do të përzihet në Federatën e Futbollit.
”Si përfaqësues i ministrisë dhe ish-sportist mund të them se ne si ministri, qeveri dhe shtet nuk kemi absolutisht asnjë qëllim të ndërhyjmë në punën e asnjë federate. Ne nuk kemi ndërhyrë dhe as do të ndërhyjmë. E gjithë kjo është lënë në kuadrin e demokracisë dhe se si anëtarët që zgjedhin presidentin duan të duket federata e tyre. Në këtë aspekt ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë dhe as kemi ndërhyrë në asnjë zgjedhje të ndonjë federate”, tha Ristovski.
Ristovski ka pranuar se suksesi i kombëtares është në rritje, mirëpo nuk ka komentuar punën e deri tanishme të kreut të FFM-së Muhamed Sejdini.
”Sipas rezultateve që ka bërë kombëtarja e futbollit në periudhën e kaluar, mendoj se nëse shikojmë vetëm rezultatet, mendoj se suksesi i kombëtares po shkon lart, këtë mund të them nga pjesa sportive dhe pjesën tjetër nuk mund ta them sepse nuk jam në atë federatë për të ditur detajet”, tha Ristovski.