Site icon Telegrafi

Ristovski: Padia ndaj Sllavço Çadiev, e pabazë dhe keqpërdorim i LSDM-së

OBRM-PDUKM-ja e vlerëson si të pabazë padinë penale kundër kryetarit të Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev dhe theksojnë se LSDM-ja shfrytëzon policinë për fushatë të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni,

“Sot policia e LSDM-së ngriti padi penale edhe ndaj një kandidati tonë për kryetar komune, kundër Sllavçe Çadiev nga Velesi edhe atë të paargumentuar, pa prova, pa fake, thjesht në funksion që të nxijë kandidatin tonë dhe të favorizojnë kandidatin e tyre”, tha në konferencë për shtyp, Spiro Rostovski, kryetar i shtabit republikan i OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se nuk ka provë më të madhe se kjo se LSDM-ja shfrytëzon policinë për qëllime partiake dhe në funksion të fushatës së tyre.

Sipas tij, ky është abuzim i madh, ndërsa do të vijë një kohë kur të gjithë ata që e kanë menduar dhe realizuar këtë do të japin llogari./Telegrafi/

Lexo po ashtu Kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev
Exit mobile version