Kryetari i partisë Integra, Ljupçe Ristovski në intervistën e tij për ‘Fokus’ thotë se me padi në gjyq do të përgjgigjen ndaj akuzave të sotshme të Mickoskit, i cili tha se Integra dhe kryetari janë financuar nga parti politike të tjera.
“Do të përgjigjemi me padi ndaj Mickoskit për të pavërtetat”, tha Ristovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme nënkryetari i Integras kaloi në OBRM-PDUKM dhe akuzoi Ristovskin se ka shndërruar partinë në kult, kurse Mickoski e quajti unifikim të opozitës maqedonase./Telegrafi/