Kryetari i partisë Integra, Ljupço Ristovski paralajmëroi padi kundër Hristijan Mickoski për akuzat se ai është financuar nga parti politike të tjera për t’i përçarë votat opozitare.
Integra kërkon falje nga kreu i OBRM-PDUKM-së dhe se në të kundërtën me padi do të kërkojnë dëmshpërblim prej 100 mijë eurove.
Sipas Ristovskit, kalimi i ish-nënkryetarit Voislav Zafirovskit në OBRM-PDUKM nuk do ta dëmtojë Integrën për shkak se i njëjti nuk e ka pasur mbështetjen e anëtarëve të partisë.
Nga OBRM-PDUKM nuk i komentojnë deklaratën e Ristovskit. Ata shkurtimisht u përgjigjen se nuk kanë çfarë të shtojnë përveç asaj që Mickoski e tha pas takimit me ish-strukutrat udhëheqëse të Integras.
Ndryshe, partia Integra nuk arriti në të fitojë ulëse në Kuvend edhe pse fitoi 12 mijë vota./Telegrafi/