Telegrafi

Ristovski: Kemi siguruar 700 mijë euro ndihmë për shkollat e mesme profesionale (Video)

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski ka njoftuar se shteti ka siguruar mbështetje nga Banka Botërore për 43 shkolla të mesme profesionale në vlerë prej 700 mijë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Spiro Ristovskit këto mjete do të drejtohen për inovacione dhe zhvillimin e shkollave të mesme në sferën e teknologjisë ndërsa shkollat do të duhet të paraqesin ide që të pranojnë fonde. Ristovski ka njoftuar se ky fond të jetë një ndihmë e madhe për shkollat që kanë ide për zhvillim profesional të nxënësve dhe deri më tani nuk kanë pasur mundësi të punojnë në kësi projektesh.

Ky projekt sipas Ristovskit do të fillojë që nga 1 shtatori me fillimin e vitit të ri shkollor për vitin 2016/2017./Telegrafi/