Telegrafi

Ristovski: Janeva dhe Fetai vazhdojnë të bëjnë cirk

Spiro Ristovski nga OBRM-PDUKM-ja gjatë një konferencë për shtyp deklaroi se prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai, vazhdojnë të bëjnë cirk. Sipas tij, ata nuk kanë njohuri elementare rreth drejtësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sjellje të tilla të mosrespektimit nga ana e Katica Janevas dhe Fatime Fetait kundër Gjyqësorit në Maqedoni tregon një pjesë të mozaikut që merr pamjen e tërë të zyrës së PSP-së”, deklaroi Ristovski.

Ai gjithashtu tha se, PSP-ja deri tani nuk është marrë asnjëherë me partinë e LSDM-së dhe se nuk lufton kundër krimit./Telegrafi/