Telegrafi

Ristovski: Arsimi mbetet prioritet i qeverisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, në një emision në TV Nova theksoi se infrastruktura arsimore është prioritet i qeverisë aktuale. Ai gjatë këtij emisioni paralajmëroi projekte të shumta që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i ndërmarrë në periudhën e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka asnjë fushë që është më e rëndësishme për shtetin, se arsimi. Kjo është arsyeja se pse arsimi mbetet prioritet i qeverisë. Nga viti 2006 deri tani ka rritje të buxhetit për 86%. Vetëm për këtë vit kemi 25 miliardë denarë. Në vitet e kaluara qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja ishte e angazhuar për përmirësimin e infrastrukturës, vetëm në këtë periudhë që e përmenda janë investuar rreth 120 milionë euro”, deklaroi Ristovski./Telegrafi/