Në Prokurorinë Themelore Publike Shkupi 1 gjatë procesit gjyqësor ‘Fortesa 2’, ku të akuzuar janë disa persona të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim në krye me drejtorinë e drejtorisë së pestë, Goran Grujevski, të cilët akuzohen për zhdukjen e dokumentacionit të lidhur me sistemin nga përgjimet e paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon Telma, DSK dhe MPB kanë refuzuar t’i deklasifikojnë dëshmitë për shkak se bëhet fjalë për informata të ndjeshme të cilët janë të vlefshme për sigurinë e shtetit dhee për funksionimin e menaxhimit. nga PSP vlerësojnë se edhe pse dëshmitë janë informacione të klasifikuara, pjesërisht libra të DSK mund të shfrytëzohen në procedurë, ku do të përjashtohet publiku.
Prokurorja Lençe Ristovska bazohet në Ligjin për procedurë penale, siç thotë, askund nuk ekziston se dëshmitë refuzohen vetëm pse bëhet fjalë për informata të klasifikuara. Pas këtij refuzimi, ajo kërkoi pushim me qëllim që t’i rishikojë dëshmitë. /Telegrafi/