Prokurorja Speciale Publike, Lençe Ristovska është përgjigjur para tre gazetarëve në “Top Tema” në TV Telma. Ajo ka hedhur poshtë akuzat nga ana e Shoqatës së Gazetarëve, se Prokuroria Speciale Publike është duke punuar kundër medias, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç tha Ristovska, prej mbi 60 persona që janë pjesë e hetimeve të PSP-së, vetëm tre kanë të bëjnë me mediat, por asnjërit prej tyre nuk është kërkuar që të bllokohet llogaria e tyre, kështu që mediat punojnë pa problem.
Prokurorja ka theksuar se dikush që është gazetar dhe është i pranishëm në publik nuk do të thotë se të njëjtit person nuk duhet t’i flitet nëse provat tregojnë se është në përgjegjësi penale, sepse askush nuk mund të amnistohet në qoftë se dikush ka vepruar në kundërshtim me ligjin. /Telegrafi/