Telegrafi

Ristoska: Pasuria e OBRM-PDUKM-së në 2016 ishte vendosur nën hipotekë, për këtë arsye kërkojmë ngrirje

Prokurorja speciale, Lençe Ristoska, pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Lartë për mbrojtje të ligjshmërisë për ngrirjen e pasurisë së OBRM-PDUKM-së, në lëndën e njohur si “Talir”, tha se një ka argumentet kyçe që u prezantua para gjykatësve është se në vitin 2016, pasuria e kësaj partie është vendosur nën hipotekë tek njëra nga bankat komerciale.

Përveç kësaj siç tha ajo, si propozim kanë ofruar edhe praktikën krahasuese, e cila zbatohet në lëndë të ngjashme. Kërkesa deri tani dy herë është refuzuar nga gjykata, ndërsa nga PSP thonë se pronësia e shtëpisë së bardhë shtatëkatëshe duhet të mbetet e pandryshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Talir” i dyshuari i parë është Nikolla Gruevski, ndërsa të dyshuar tjerë janë edhe depitetët Ilija Dimovski, Daniella Rangellova dhe ish-kryeministri Emil Dimitriev, sekretarët e pëgjithshëm të partisë, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovski dhe shefat e qendrës për komunikim, Aleksandar Biçikliski dhe Ivo Kotevski.

“Talir” u hap një muaj para përfundimit të afatit të PSP për të ngritur akuza, por për shkak të procedurave komplekse dhe të gjera, vendim nëse do të ngritet akuzë akoma nuk është marrë./Telegrafi/