Prokurorja Speciale Publike (PSP) Lençe Ristoska ka deklaruar sot se do të dorëzojnë ankesa kundër vendimeve të Gjykatës Penale në lidhje me kërkesat e tyre për paraburgim dhe masa kujdesi për të dyshuarit në lëndët për të cilat PSP-ja ka ngritu aktakuzë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo bëri të ditur se opinioni do të njihet për të gjitha ankesat dhe për arsyet e refuzimit të kërkesave të tyre. Ristoska theksoi se presin që në shtator të fillojnë gjykimet.
Ristoska nuk e konteston shtyrjen e seancës së sotme për lëndën ”Fortesa 2”, duke u dhënë të drejtë avokatve mbrojtës për kërkesën e tyre që të shtyhet seanca./Telegrafi/