Site icon Telegrafi

Ristoska: Institucionet obligohen të bashkëpunojnë me PSP-në

????????????????????????????????????

Kuvendi tashmë i shpërndarë i Maqedonisë nuk e shqyrtoi aspak raportin e punës gjashtë mujore të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të përgatitur nga prokurorja speciale, Katica Janeva, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata nuk e kanë shqyrtuar as nismën e PSP-së për ndryshime ë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ndërkaq nuk u miratuan as rekomandimet e Komisionit të Venecias për Ligjin për privatësinë dhe ankuesit.

Prokurorja Lençe Ristoska thotë se vetë kuvendarët duhet të tregojnë nëse i kanë plotësuar të gjitha detyrimet e tyre, por obligim i institucioneve është që të bashkëpunojnë me PSP-në, por nuk komenton nëse e zbatojnë këtë obligim./Telegrafi/

Exit mobile version