Ish-kryetari i Komunës së Shkupit, Risto Penov, ka pranuar ofertën për të qenë ministër i Vetëqeverisjes Lokale në qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Këtë e ka konfirmuar sot për “360 gradë”, ndërsa vendimi është marrë pas konsultimeve të ditëve të kaluara.
Penov vendosi të kthehet në mënyrë aktive në politikë dhe të drejtojë PLD-në.
Penov zëvendëson ish-kryetarin e PLD-së, Goran Milevski, i cili dha dorëheqje./Telegrafi/