Site icon Telegrafi

Risto Penov kandidat për ta zëvendësuar Milevskin në Qeverinë e RMV-së

Ish-kryetari i Shkupit, Risto Penov, është kandidati kryesor i PLD-së për të zëvendësuar Goran Milevskin si ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Penov për “Kanal5” ka konfirmuar se është në garë për të drejtuar ministrinë, por edhe se është herët për të konfirmuar se a do të jetë anëtar i ri i Qeverisë.

Milevski sot dorëzoi dorëheqjen në Qeveri. Ai ka konfirmuar informacionin dhe ka treguar se po tërhiqet për arsye personale. Dorëheqja duhet të konfirmohet në mbledhjen e qeverisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version