Telegrafi

Ristevski: Shteti të vendos përmbarues shtetëror

Aktivisti dhe kryetari i Konfederatës së sindikatave, Marjan Ristevski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat është shprehur i pakënaqur për ndryshimet e deritanishme në ligjet e përmbarimit, duke kërkuar që të miratohet ligji për kthimin e përmbaruesve në gjykatë, shkruan Alsat.

“E shihni tani se çfarë kërkojnë me ligjin e ri, nëse e kuptova mirë. Shteti duhet t’i rregullojë edhe zyrat e tyre sepse s’mund të mbijetojnë. Nëse nuk mund të mbijetoni, mbyllni. Shteti duhet të vendosë përmbarues shtetërorë. Si më parë dhe si në vendet e tjera, të gjitha shpenzimet e arkëtimit do të përfshihen në buxhetin e shtetit. Tashmë e kanë ekzagjeruar, i kanë kaluar të gjitha kufijtë, më besoni…”, deklaroi Ristevski.

Ndërsa përmbaruesi, Gordon Stankoviq, tha se fakti që jepen shuma shumë të vogla për përmbarim nuk vjen nga përmbaruesit, por nga kompanitë. Sipas tij, përmbaruesi nuk ka bazë ligjore të refuzojë përmbarimin edhe për shuma prej vetëm disa denarë.

“Përmbaruesit, më besoni, nuk janë të kënaqur kur marrin një lëndë për arkëtim prej 100, 200 apo 500 denarë. Nuk na pëlqejnë as ato raste, por ligji na detyron të veprojmë edhe për raste të tilla. Në fakt nuk është problemi te përmbaruesit. Është më mirë të pyesni kreditorët, pse nisin përmbarim për 100 apo 500 apo 20 denarë”, tha Stankoviq./Alsat.mk