Ndihmës prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike Lençe Ristevska tha ”Me përgjimet e paligjshme janë thyer të drejtat e njeriut dhe është dëmtuar buxheti i shtetit me 10 milion Euro apo 615.000.000 denarë duke zhdukur nga sistemi i krijuar në MPB. Këtë proces e ka nisur ish ministri i MPB-së (viti 2014-2015) dhe e kanë ndihmuar disa shefa të departamenteve brenda kësaj ministrie. Ministresha ka inicuar dhe nuk e ka kontrolluar procesin e zhdukjes së materialeve të përgjuara. Ky proces është shumë i ndërlikuar dhe ndërkohë janë përfshirë shumë departamente brenda ministrisë. Ndërkohë ministri i asaj kohe dhe këta udhëheqës kanë dhënë urdhër që të asgjesohen disa dokumente dhe teknologjitë me të cilat janë përgjuar personat e caktuar në Maqedoni” tha mes tjerash Ristevsa duke treguar edhe grafikonin se si është organizuar krejt ky aksion që PSP e ka quajtur ”Fortesa”./Telegrafi/