Site icon Telegrafi

Risteski: Shërbimet e huaja së bashku me fuqitë e brendshme duan ta shkatërrojnë Maqedoninë

Të jesh kryetar i Prilepit është nder dhe meritë, por edhe obligim i madh sepse Prilepi është qytet historik sepse shumë i është përkushtuar Maqedonisë me numër të madh të revolucionarëve, kështu u shpreh kryetari i Prilepit, Marjan Risteski në një panel të djeshëm diskutimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nuk mund të lejojmë që dikush të luajë me sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë. Është dhimbje e madhe kur shikojmë se shërbimet e huaja ose fuqitë propagandojnë për shkatërrimin e Maqedonisë dhe popullit, por më shumë dhemb kur fuqitë nga brenda dëshirojnë ta shkatërrojnë vendin’, kështu tha Risteski. /Telegrafi/

Exit mobile version