Site icon Telegrafi

Risi! Vodka në tableta!

Shkencëtarët rusë kanë shpikur një lloj pluhuri nga alkooli, i cili do të duhej të lehtësonte konsumimin e vodkës.

Profesori Evgeny Moskalev nga Universiteti i Teknologjisë në Petrograd, ka zhvilluar një teknikë e cila mundëson shndërrimin e alkoolit në pluhur, i cili mund të konsumohet në formë të pilulave.

Me këtë teknikë të re, sipas tij, në formë të ngurtë mund të prodhohet çdo lloj i alkoolit, e madje edhe birra ose vera.

Në këtë mënyrë, sipas shpikësit, njeriu mund të kontrollojë më mirë se sa alkool fut në organizmin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version