Telegrafi

Risi në skuadrën e Italisë për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Gjermanisë

Jorginho dhe Federico Bernardeschi kanë marrë ftesat e tyre të para te kombëtarja e Italisë, ndërsa janë rikthyer Lorenzo Insigne dhe Thiago Motta, për ndeshjet miqësore kundër Spanjës dhe Gjermanisë.

Përzgjedhësi Antonio Conte e ka caktuar skuadrën për dy ndeshjet e radhës që do t’i shërbejnë si parapërgatitje për ‘Euro 2016’.

Azzurrët janë nikoqirë të Spanjës në Dacia Arena (dikur Stadio Friuli) në  Udine, të enjten (24 mars), ndërsa do ta vizitojnë kampionin e botës, Gjermaninë, në Allianz Arena në Munih, të martën (29 mars).


Skuadra e plotë e Italisë:

Portierë: Buffon, Perin, Sirigu.

Mbrojtës: Acerbi, Antonelli, Astori, Barzagli, Bonucci, Darmian, De Silvestri, Ranocchia.

Mesfushorë: Florenzi, Giaccherini, Jorginho, Montolivo, Thiago Motta, Parolo, Soriano, Verratti.

Sulmues: Bernardeschi, Bonaventura, Candreva, Eder, El Shaarawy, Immobile, Insigne, Pelle, Zaza.


 

/Telegrafi/