Spitali Amerikan edhe njëherë tregon se është një hap para kundrejt institucioneve të tjera shëndetësore jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë.
Stafi mjekësor dhe manaxherial i këtij spitali është në punë të vazhdueshme për të ofruar tek pacientët shërbimin më profesional mjekësor mbështetur fort nga teknologjia më e avancuar.
Në Spitalin Amerikan në Prishtinë, për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri ka filluar aplikimi i iPro2 Professional CGM ose monitorimi profesional i vazhdueshëm i glikemisë.
Kjo pajisje mjekësore është e dizajnuar në atë mënyrë që pacientët diabetik të sigurojnë informacione të vazhdueshme për nivelin e glikemisë gjatë 24 orëve për një periudhe 6-7 ditore me një saktësi 98.9%.
Pas marrjes së informacioneve nga kjo pajisje mjekja Endokrinologe-Diabetologe në Spitalin Amerikan Ass.Dr.Sci. Merita Emini Sadiku, jep rekomandime të sakta të ndryshimit të terapisë qoftë tabletare ose me insulinë, dietës dhe aktivitetit fizik në mënyrë adekuate duke ndikuar kështu në përmirësimin e kontrollit më të mirë të glikemisë dhe parandalimit të komplikimeve.
iPro2 Professional CGM punon në këtë mënyrë:
• Pajisja pas vendosjes tek pacienti mund të qëndroj për 6-7 ditë duke bërë matje çdo 5 minuta të glikemisë nëpërmjet sensorit.
• Pas heqjes së aparatit, me një sistem transmetimi të dhënat barten në kompjuter duke treguar profilin e glikemisë në formë analitike në raport me ushqimin, aktivitetin fizik dhe mjekimin.
Cilët pacientë mund të përfitojnë nga CGM Profesional?
Kandidatë për këtë paisje janë pacientët me Diabet tip 1 ose tip 2 ( të moshave të ndryshme) të cilët:
• Nuk mund të arrijnë targetin e HbA1c <6.5
• Kanë hipoglikemi
• Besojnë që po i përjetojnë efektet e hipoglikemisë të cilën nuk mund ta evidentojnë
• Kanë ndërruar terapinë diabetike
• Kanë ndryshuar dietën dhe aktivitetin fizik
Gjithashtu kjo pajisje është mjaft e rëndësishme edhe për:
• Gratë shtatzëna me diabet tip 1, shtatzënat me diabet tip 2 si dhe ato të cilat janë me diabet gestacional dhe kanë nevojë të trajtohen me insulin.
Pacientët duhet të udhëzohet si të mbajnë shënime për marrjen e ushqimeve kryesore, mes-ushqimeve, aktivitetin fizik dhe kohën e marrjes së terapisë qoftë me tableta ose me insulinë.