Site icon Telegrafi

Caktohet paneli i Apelit që do të rishqyrtojë dënimin e Salih Mustafës

Pasi Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka anuluar vendimin e dënimit të Salih Mustafës me burgim prej 22 viteve, ky rast do të shqyrtohet sërish në Gjykatën e Apelit.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar më 31 korrik panelin e gjyqtarëve të apelit që do ta trajtojnë këtë çështje.

Lajmi është bërë i ditur sot përmes një komunikate për media nga vetë Gjykata Speciale.

Lexo po ashtu Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim

“Më 31 korrik 2024, Presidentja Trendafilova caktoi gjyqtarin Michèle Picard, gjyqtarin Kai Ambos dhe gjyqtaren Nina Jorgensen në Kolegjin e Gjykatës së Apelit për caktimin e ri të dënimit të Mustafës në përputhje me Vendimin mbi Kërkesën e Mustafës për Mbrojtjen e Ligjshmërisë,” thuhet në njoftim.

Në dhjetor të 2023-ës, Paneli i Apelit kishte vendosur që Mustafës t’ia ul dënimin nga 26 në 22 vjet burgim.

Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme./Telegrafi/

Exit mobile version