Real Madrid – PSG është padyshim një nga ndeshjet me të forta të fazës së 1/8-ve, dhe interesim për të mbete shumë i madh.
Ndeshja zhvillohet pas 12 ditësh, por biletat kanë arritur kulmin, pasi disa prej tyre kanë dalë sërish në shitje.
Por çmimet e tyre kanë arritur çmendurinë, kjo pasi përballë do të skuadra me super lojtarë me emra.
Interesimi ka qenë aq i lartë sa biletat për publikun e përgjithshëm u shitëm për vetëm 37 minuta.
Në portalet e rishitjes, si “Stubhub”, çmimet për ndeshjen që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ shkojnë nga 300 euro deri në 24,000 euro!
Këto çmime kanë bërë që klubi i Reali të ndërhyjë pasi është një rast që nuk mund të injorohet nga klubi.
Florentino Perez ka ndaluar më parë rishitjen e biletave.
Biletar duhet të tregohen në celularë dhe nuk do të pranohen të printuara.
“Biletat e hyrjes do të shkarkohen në një telefon celular, që do të jetë i vetmi dokument i vlefshëm i qasjes pas blerjeve të bëra në internet ose nga telefoni”, thuhet në deklaratën e klubit. /Telegrafi/