Telegrafi

Rishikohet legjislacioni i turizmit

Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se kanë rishikuar legjislacionin që rregullon aktivitetin në fushën e turizmit. Sipas saj, më shumë se kurrë është aktualizuar kjo çështje si në kuadër të MTI-së, ashtu edhe në mesin e ndërmarrëseve dhe sektorit privat. “Deri më tani shumë pak jemi marrë me turizëm, pavarësisht idesë që ka lindur shumë më herët për të pasur një takim të tillë ku do të mund të shqyrtonim mundësitë, sa i përket legjislacionit dhe numrit të madh të licencave, që ndikojnë në vonesa dhe shpenzimin e kohës dhe mundit për kompanitë turistike“, theksoi ajo.

Nga ana e përfaqësuesve të kompanive turistike, u cek se Kosova nga vendi i 100-të për turizëm në vitin e kaluar, ka kaluar në vendin e 67. Ky fakt është një motivim për ta dhe po ashtu është në interes të përbashkët të veprohet dhe të ketë ndërhyrje në ligj, ku sipas tyre ka shumë vakume dhe mangësi.

Një tjetër çështje që u prek nga ky debat ishte tregu joformal, i cili paraqet një problem të madh dhe njëkohësisht shkakton çrregullime në treg. Gjithashtu ata vunë theksin se janë të gatshëm ti ofrojnë kapacitetet e tyre në maksimum dhe të fillojnë me eksport të turizmit.

Takim doli të ishte një nismë e mirë duke shpresuar që të mos jetë i fundit, në kuadër të cilit u bisedua për format dhe reformat sa i përket ligjit, po edhe sa i përket qasjes ndaj lëshimit të licencave. /Telegrafi/