Ministrja Dhurata Hoxha ka takuar drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer.
Në takim u bisedua rreth të arriturave në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe reformave gjithëpërfshirëse që po bëhen sektorin e Sundimit të Ligjit.
Ministrja Hoxha e informoi Palmer për procesin e rishikimit funksional në sektorin e sundimit të ligjit që po bëhen për ngritjen e imazhit të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë këtu ngritjen e performancës së gjyqësorit, rritjen e transparencës së sistemit të drejtësisë, duke sforcuar kështu besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në tërësinë e tij.
Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij ndaj reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe ndaj përkushtimit të Kosovës për avancimin e mëtejmë të shtetit ligjor.
Palmer po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për Kosovën dhe për rajonin. /Telegrafi/